Katër të arrestuarit si bashkëpunëtorë në grabitjen spektakolare të Rinasit do njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I pari para trupës gjykuese ka dalë Alkond Bengasi 34 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Brengasi nuk është përfaqësuar me avokat mbrojtës, ndërsa i është caktuar një avokat kryesisht nga Gjykata.
Sipas burimeve të Gazetës MAPO i arrestuari fillimisht nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë në ngarkim të tij. “Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, mësohet të jetë shprehur ai, kur është pyetur për grabitjen e mesditës së 9 prillit. Por më pas, Bengasi është penduar dhe ka pranuar të flasë për të gjithë dinamikën e grabitjes dhe emrat e personave të përfshirë.
Policia e Shtetit ka vënë në pranga katër persona si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas, ku u morën 6.5 milionë euro dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje, Admir Murataj. Në pranga kanë rënë Oltion Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë; Alkond Bengasi 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”; Renaldo Sula, 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe Saimir Çela (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale) 28 vjeç, lindur në Kajan, Elbasan.
LEXO EDHE:
‘Rinasi’/ Pendohet Alkond Bengasi, tregon emrat e grabitësve
Ish-imami ishte në pistë kur u krye grabitja në Rinas, detajet dhe fotot