ShowBizz

I ati nën hetim, dalin videot e festave të çmendura të djalit të Adriatik Llallës me shoqërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 03/04/18 |
mapo.al

Fëmijët e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla njihen për jetën e tyre luksoze.






Por së fundmi djali i mitur i ish-kryeprokurorit është parë në një nga club-et më të frekuentuara të kryeqytetit tek tymoste dhe pinte alkool.


Ka qenë vetë 16-vjeçari Adi Llalla që ka regjistruar veten në një video në club-in e njohur të natës, ku nuk duhet të lejohen hyrjet e klientëve nën 18 vjeç, raporton JOQ.







Jo vetëm kaq, por pak më vonë është parë në ekranin e madh Led në pjesën ballore, teksa me gërma të mëdha para publikut dilte epiteti “Princ Adi Llalla”.



Kjo ka bërë që të shtohen të bërtiturat e shokëve të tij, të cilët ndodhen në të njëjtën tavolinë.
Videot e publikuara kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale, ndërsa djali i Llallës njihej që më parë për detajet luksoze që publikon edhe në profilin e tij në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  Apeli e dënoi me 2 vite burg - Mapo siguron foton, Llalla pret trenin në Itali


Kujtojmë që ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është nën hetim për pastrim parash.

<
>
12108712_124490234607913_4061792089356833993_n 12790973_124475661276037_4047680578942638647_n 25158014_644688722588059_6215897140141232230_n hjbilb
18


Etiketa: , , ,

Pas