Aktualitet

I ati përcillet sot për në banesën e fundit, ç’do vendosë Gjykata për Veselin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 07/07/21 |
mapo.al

Fazli Veseli përcillet sot për në banesën e fundit në Mitrovicë. Djali i tij, Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me shumë gjasë nuk do të jetë prezent në varrim.






Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, është shprehur për Gazetën Express se për këtë çështje do të vendosë paneli i gjykatës


“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë Griep.







Nga ana tjetër, familjarët e Veselit kanë deklaruar se u kanë thënë që vijojnë me procedurat mortore, edhe nëse ai nuk do mund t’ia dalë të jetë prezent. Fazli Veseli prej muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo edhe :  Vendimi në Gjermani/ Të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës


Takimin e fundit me babanë, Kadri Veseli e pati në Spitalin e Mitrovicës në maj të këtij viti. Gjykata Speciale e liroi përkohësisht që të kishte mundësi ta vizitonte.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas