ShowBiz

I bashkohet UNICEF, Dua Lipa: Kam lidhje shpirtërore me refugjatët






               Publikuar në : 14:37 - 15/04/19 |
mapo.al

Dua Lipa ka udhëtuar së fundmi drejt Libanit, në kuadër të një misioni humanitar të “UNICEF”. Këngëtarja e suksesshme me origjinë shqiptare ka rrëfyer se ky udhëtim, ku ka takuar familjet refugjate, ka qenë një ndër eksperiencat më të veçanta të jetës së saj.


“Unë veçanërisht dua të flas për refugjatët, duke qenë se ndjej se kam një lidhje personale me njerëzit që përshtaten me kushtet ku vendosen për shkak të konflikteve.Asnjë familje nuk zgjedh për të lënë fëmijët”– ka shkruar fillimisht ajo në “Instagram”, duke iu referuar kështu edhe emigrimit të detyruar të familjes së saj nga Kosova në Britani gjatë periudhës së luftës. “Të gjithë kanë të drejta. Të gjithë meritojnë të drejta të barabarta dhe një vend ku mund të mësojnë,të jetojnë dhe të arrijnë gjithë potencialin e tyre”– është shprehur më tej Dua.

Këngëtarja shqiptare ka postuar krahas fotografive ku shihet me fëmijët e refugjatëve edhe një video ku shihet duke mësuar vallet tradicionale të tyre.

“UNICEF” ka bërë pjesë të misionit të saj humanitar edhe këngëtaren shqiptare Rita Ora. Kjo e fundit ishte pak ditë më parë në Kosovë, ku vizitoi gratë e mbijetuara nga lufta e Kosovës.

View this post on Instagram

I’ve had the most eye opening experience being out in Lebanon for the past 3 days working with @unicef meeting children at the refugee settlements and youth training and skill building programs. I particularly want to speak up for refugees as I feel I have a personal connection to seeing people adapt to any circumstance they were put in because of conflict. No family or child chooses to leave their home. They all have dreams. They all deserve equality and a place to be able to live, learn and reach their full potential. I always believe in children as they are our future and we have to take care of them. It was a heartbreaking and emotional yet hopeful experience after seeing these kids still laugh and smile and make the most of a bad situation. I have experienced all first hand the activities and opportunities UNICEF give to young people who have been left without a home because of the war in Syria and it’s nice to see that these children have a community where they feel safe and protected. @unicef #AChildIsAChild

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas