Aktualitet

I bie mermeri në kokë kur po e çonte në varreza, humb jetën 67-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:20 - 07/06/21 |
mapo.al

Një 67-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Bushat të Vau i Dejës, pasi aksidentalisht i ka rënë një pllakë mermeri në kokë.






Sipas policisë, N.TH ishte duke transportuar pllaka guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë në Bushat. Ai është rrëzuar aksidentalisht dhe e ka zënë poshtë pllaka e mermerit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.


Për pasojë, N.TH ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.







Njoftimi i Policisë
Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.



Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.



1


Etiketa: , ,

Pas