Aksidenti i orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Levan-Fier, i mori jetën një çifti bashkëshortësh.
Makina me të cilën ata udhëtonin, tip “Toyota”, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Qarrit” dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.
Për pasojë, burrë e grua, Ndue dhe Pashkë Preçi, humbën jetën. Ata po udhëtonin drejt një fshati aty pranë, për të vizituar vajzën e tyre
Një prej banorëve të zonës ka tentuar t’i japë ndihmën e parë çiftit, por pa mundur t’i shpëtojë ata, ndonëse ka arritur t’i shohë që godisnin xhamin e makinës për të dalë prej andej.
Ndërsa disa banorë të tjerë kanë nxjerrë makinën nga uji, por gjithçka ka qenë vonë, pasi burrë e grua kishin ndërruar jetë.
“Takova dikë dhe e pyeta: Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat? Janë brenda më tha. Shkova dhe godita xhamin e pasmë, nxora personat, i vura litarin makinës dhe e nxorën sipër pastaj. Personat ishin mbytur. Personi që takova më tha që ata po i binin xhamit dhe tentonin të dilnin. I thashë se pse nuk mori një gur që ta thyente dhe të dilnin”, tregon banori.
LEXO EDHE:
Makina përfundoi në kanal, burrë e grua po shkonin te vajza për vizitë (EMRAT)