fbpx

ShowBizz

I biri i futet në klasë të I, Çiljeta flet për babain e tij (Foto)






               Publikuar në : 14:42 - 16/09/19 |
mapo.al

Djali i Çiljeta Xhilagës është ulur sot për të parën herë në bankat e shkollës. Padyshim që emocionet e këngëtares kanë qenë të mëdha. Me një album fotografik të Fernandos në “Instagram”, kështu ka vendosur Çiljeta që t’i bëjë të birit një urim të ndjerë për vitin e ri shkollor. Si rrallëherë, ajo ka përmendur në të edhe babain e Fernandos.


“Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim që ai do ishte ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vetes tek ti në mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babi jot, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si burrë i madh. Jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit”-ka shkruar Çiljeta krahas fotove të publikuara.



https://www.instagram.com/p/B2d8ELNgNEq/


Etiketa:

Pas