Aktualitet

I biri i Moikom Zeqos në lot: Amaneti i babit nuk është përmbushur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:56 - 20/06/20 |
mapo.al

Sot i është dhënë lamtumira e fundit studiuesit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo. I pranishëm në homazhet e tij ishte edhe i biri, Epidami, i kthyer nga Amerika.


I përlotur, ai iu drejtua gazetarëve duke iu thënë: “Ju njihnit një Moikom tjetër, nuk e njihnit babin tim…”


Epidami u shpreh se amaneti i babait të tij nuk është përmbushur, pasi ajo që ai vërtet donte ishte një Shqipëri më e mirë. Epidami theksoi se i ati ka luftuar gjithë jetën për ta pasuruar kulturën e Shqipërisë


Amaneti i babit nuk është përmbushur, babi kërkonte një Shqipëri më të mirë. Shqipëria e babit është një Shqipëri që ndoshta e kishim dhe nuk e kemi pasur asnjëherë dhe do të ishte mirë ta kishim një ditë dhe babi, Moikomi, luftoi gjithë jetën ta pasuronte kulturalisht Shqipërinë. Amaneti i tij nuk ishte varrimi i tij, realiteti, ishte sot, jo nesër, ishte Shqipëria, por edhe njerëzimi. Unë nuk ndihem mirë, jam i lumtur që është një figurë që bashkon politika, familje dhe nuk ndan, por është një ditë zie. Unë njihja Moikomin që unë nuk e njohët dot, ju njihni një Moikom tjetër”, -tha ai.


Para të pranishmëve në homazhe, Epidami shprehu edhe disa fjalë drejtuar të atit:

Sa më mungon o babi im, tani vajza më kërkon t’i lexoj librat, më lexo librat e gjyshit, babi. Çfarë t’i them vajzës, pikës tënde të dobët? Luftove për 5 vite, sa krenar jam për ty, sa krenar jemi për ty. Moikomi dhe vepra e tij është pasaporta europiane. Ai ishte i majtë, por Moikomi nuk mund të përkufizohet as si socialist, as demokrat, por si një njeri i mirë. Babi nuk e mbante gojën mbyllur përballë politikës. Sa ditëshkurtër është jeta në politikë!

Moikom Zeqo u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

LEXO EDHE:

Homazhet për Moikom Zeqon/ Meta: I dha shoqërisë shumë më tepër sesa mori


Etiketa: ,

Pas