Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I cilësuar ‘killer’, Orges Bilbili nuk pranon të flasë, po hetohet për disa vrasje

by mapo.al
11/04/2020
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Fati deshi që Orges Bilbili të arrestohej ndoshta në mënyrën që ai as e kishte menduar ndonjëherë. Leja për të dalë nga banesa, është bërë shkak për zbulimin e një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri. Normalisht veshja e tij e pazakontë, shtoi dyshimet e oficerit të policisë.

Orges Bilbili po mbahet në Spitalin e Traumës, pasi mori një plumb në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetën dhe akuza do ti komunikohet në spital.



Dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes, oficerët e krimeve të rënda kanë shkuar për të pyetur Orges Bilbilin. Në asnjë moment ai nuk ka pranuar të flasë. “Nuk kam çfarë të flas”, u ka thënë 30-vjeçari oficerëve të tij.

Edhe për ngjarjet e kaluara, edhe për përplasjen dje me policin, Bilbili ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje.

Ndërkohë gazeta Mapo mëson se Orges Bilbili po hetohet për disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në vend. Fakti që 30-vjeçari lëvizte nga Lushnja në Fier dhe në Tiranë, ka shtuar dyshimet se ai është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në vend.

Dinamika e ngjarjes

Në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar,  ndërkohë që 30-vjeçari  i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar  në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

Kush është Orges Bilbili

Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Kush është Orges Bilbili

Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Lexo edhe:

I shpëtoi RENEA-s në 7 operacione, si u arrestua ‘killeri’ i Lushnjes, rivali i Aldo Bares (Detajet)

Tags: arrestimiOrges Bilbili

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
13 vjeçari infektohet nga koronavirusi, babai mbante të fshehtë lidhjen me një grua pozitive

13 vjeçari infektohet nga koronavirusi, babai mbante të fshehtë lidhjen me një grua pozitive

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In