Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, javën e kaluar ka zbuluar lidhjen e saj me futbollistin dhe reperin afrikan, Keith Groeneveld.
Kjo romancë u komentua mjaft shumë duke marrë parasysh edhe diferencën që kanë. Artistja tregoi se dashuria është mbi gjithçka dhe se Keith e ka plotësuar atë.
Ka qenë Groeneveld, ai i cili ka ndarë një fotografi përkrah aktores dhe i ka bërë një dedikim emocional.
“Dielli im. Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua”.
“Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Adriana është nënë e katër fëmijëve nga martesa e mëparshme me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani.
Etiketa: adriana matoshi, Aktorja shqiptare, I dashuri afrikan