Anwar Hadid është akuzuar nga një burrë për vjedhjen e kufjeve ‘Airpods’ në një rrugë në Londër.
Ngjarja ndodhi të premten dhe Anwar ishte me mikun e tij Chas kur debatoi me Brian Clarke. Modeli 20-vjeçar u përball me Clarke që e akuzonte se ia vodhi kufjet pasi e gjurmoi me celularin e tij iPhone.
Sipas Clarke, në një moment, Anwar përdori gjuhë banale “Unë nuk kam marrë iPhone tuaj, p*rdhu o burrë.”
Brian, i cili nuk kishte dijeni se Anwar ishte yll hollivudian shpjegoi se ai e kishte gjurmuar me telefonin e tij dhe tha: “Unë ua tregova telefonin tim me aplikacionin ‘Find Iphone’ që më drejtoi tek ata.”
Megjithatë, ai nuk arriti të fliste me fakte për akuzat e vjedhjes dhe djemtë u larguan.