Vladrin Pjetri, fituesi në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit në Bashkinë Shkodër, ka reaguar për akuzat e Gazment Bardhi, se Pjetri është dëbuar nga Italia në vitet 2001-2002 dhe e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Pjetri shprehet se është i hapur për çdo verifikim dhe Prokuroria mund ti përgjigjet kërkesës së Gazment Bardhit.
“Sigurisht që jam shumë i hapur për çdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike”, – u shpreh Valdrin Pjetri për mediat.
Reagimi i Valdrin Pjetrit, erdhi pas akuzës së dytë të Gazment Bardhi, se ai bashkë me Edi Ramën po përpiqen ta kalojnë në heshtje dëbimin nga Italia.
LEXO EDHE:
Bardhi: Edi Rama, prapë ti? Valdrini të tregojë pse u dëbua nga Italia