Aktualitet

I dehur në timon, i drejton armën policëve, arrestohet 31-vjeçari me të vëllanë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:11 - 28/07/21 |
mapo.al

Një 31-vjeçar në Kurbin, që drejtonte makinën në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, por pas disa minutash ndjekjeje është prangosur.






Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.


Sipas njoftimit të policisë në rrugën dytësore Milot-Mamurras konstatuan drejtuesin e makinës që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. I bënë shenjë ndalimi, por drejtuesi u largua me shpejtësi duke rrezikuar sipas policisë, jetën e efektivëve.







“Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një personi tjetër ka mundur të largohet”, thotë policia.



Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e Lezhës dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të makinës F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë dhe K. L. (vëllezër), banues në Kurbin.



Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ai dyshohet se kanosi punonjësit e policisë si dhe 2 automjete.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas