Ekstradohet nga Gjermania Andi Janko. Ky person, mësohet se është i dënuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ‘mashtrimi me pasojë të rëndë’, e kryer më shumë se një herë.
Burime nga Policia e Shtetit, bëjnë të ditur se 36-vjeçari është dënuar me 12 vite burg, në mars të vitit 2017.
I arrestuari Andi Janko, 36 vjeç, raportohet se i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Njoftimi i Policisë
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol ëiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.