Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg në Itali, arrestohet në Shkodër i kërkuari për trafik droge





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 22/05/20 |
mapo.al

Prangoset një 51-vjeçar në Shkodër me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai ishte dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.


Operacioni është realizuar nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.


“Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër” – njofton policia.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.


Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas