Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Mësohet se shqiptari u kap në Kozani, ndërsa ishte dënuar në vitin 1999 për tentative vrasje me 18 vjet burg për një ngjarje të ndodhur në Shqipëri në vitin 1998.
55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2008. Deri më tani nuk dihen detajet rreth arrestimit.