Një shqiptar i shumëkërkuar dhe i dënuar me 60 vite burg në Greqi, është arrestuar sot në fshatin Asproklisi të Igumenicës. Policia greke nuk bën të ditur emrin dhe moshën e të prangosurit.
Megjithatë, deklaron se i arrestuari është dënuar nga Gjykata e Athinës për grabitje e armëmbajtje pa leje, plagosje të rëndë, si dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal.