Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali, kush është i arrestuari 41-vjeçar me dy emra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 02/11/20 |
mapo.al

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vendosur në pranga nga Policia e Tiranës, për t’u ekstraduar drejt Italisë.






Bëhet fjalë për Kristian Sula, i njohur ndryshe si Bledar Gaçi, banues në Tiranë.


Ai është dënuar në Itali me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.





Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit drejt Italisë.



Njoftimi i Policisë:


Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas