Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi.
Mapo mëson se bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet T.O., 35 vjeç.
I riu është vendosur në pranga pasi rezulton në Itali i dënuar me 5 vite burg për trafik droge dhe me një gjobë financiare prej 50 mijë euro.
T.O. është shoqëruar nga efektivët drejt Janinës. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.