Aktualitet

I dënuar me burg përjetë, Gjykata e Hagës vendos mosekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri

Arben Frroku i dënuar me burg përjetë dhe i arratisur nga Shqipëria me gjasë nuk do ta vuajë dënimin. Gjykata e Apelit për të Drejtat e Njeriut në Hagë ka vendosu kundër ekstradimit të tij në Shqipëri. Sipas gjykatës, dënimi i dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike duke shtuar se Arben Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri. Avokati i Frrokut, Tonin Prendi tha për mediat se gjykata la në fuqi vendimin që nuk e ekstradon Frrokun. Pritet që lajmin ta konfirmojë Ministria e Drejtesisë e cila kishte derguar dosjen e Frrokut ne Hagë.


Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Ai u shpall në kërkim në Shqipëri në korrik 2015, pasi gjykata e Apelit e shpalli fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt 2013. Frroku arriti të arratisej për shkak se tre muaj më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e kishte shpallur të pafajshëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas