Aktualitet

I dënuar në Itali me 23 vite burg për drogë, pranga 53-vjeçarit në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:24 - 24/02/21 |
mapo.al

Durrës – Vendoset në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.





Bëhet fjalë për të identifikuarin Islam Kasa alias Mitralozi, banues në lagjen nr.13,Plazh, Durrës.


53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18 qershor 2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”.




Tashmë, pritet që Mitralozi të ekstradohet nga Shqipëria drejt vendit fqinj.


Njoftimi i Policisë:


Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas