Aktualitet

I dënuar në Itali për prostitucion, arrestohet në Fier Saimir Mehmeti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 16/04/21 |
mapo.al

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Fierit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.





Policia bën me dije se i arrestuari Saimir Mehmeti, 55 vjeç ishte dënuar në Genova të Italisë me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.


Mehmeti dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.





Njoftimi i plotë:



Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.


Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi i votave në bashkitë e Shijakut dhe Fierit, kryeson PS

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas