Një 54-vjeçar, i dënuar nga drejtësia italiane me 13 vite e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale, u arrestua në fshatin Yrshek, njësia administrative Kashar.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, e ka dënuar me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”
Seksioni i Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana falë një pune të mirëorganizuar hetimore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi në zonën e Yrshekut, në Kashar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
– M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.