Aktualitet

I dënuar për pastrim parash, ekstradohet fieraku me 2 mbiemra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 10/10/21 |
mapo.al

Ekstradohet nga Greqi drejt vendit tonë Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për pastrim parash.






Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar 44 vjeçarin me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.


Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin  2011. Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.







Kocaqi rezulton një person i njohur për autoritetet greke. Së bashku me tre persona të tjerë në vitin 2011 ka kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi  nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Lexo edhe :  I dënuar për pastrim parash pasi grabiti bankën greke, ekstradohet fieraku



Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ai ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur  nga autoritetet tona gjyqësore.



1


Etiketa:

Pas