Aktualitet

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Durrës 44-vjeçari (Emri)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 18/05/20 |
mapo.al

Një 44-vjeçar i cili ishte dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në qytetin e Durrësit.


Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.


”Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas