Aktualitet

I dënuar për vrasje, arrestohet në Shkodër ish-efektivi i FNSH














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:40 - 31/01/21 |
mapo.al

Policia e Shkodrës arreston ish efektivin e FNSH, Ylli Ceka për llogari të Policisë së Tiranës.





Raportohet se Ylli Ceka, ish punonjës i FNSH Tiranë është dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e Edvin Voglit më datë 11 dhjetor të vitit 2010-t.


Vrasja në atë kohë është kryer me armën e shërbimit nga ish-efektivi Ceka.




Ai ishte në kërkim policor, pasi gjykata e ka dënuar me 11 vite dhe u kap nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq.


Vrasja në vitin 2010-t ndodhi pas një konflikti, ku u përfshinë disa persona, për token ku ishte ndërtuar një pallat dhe që përfundoi me vrasjen e Edvin Voglit nga autori Ylli Ceka.


1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas