Aktualitet

I dënuar për vrasje në Itali me 16 vite burg – Pranga të shumëkërkuarit në Fier (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 18/04/21 |
mapo.al

Fier– Një i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vendosur sot në prangat e policisë, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Italisë.





Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Edmond Braka, banues në Fier.


Braka është arrestuar pasi Gjykata e Genovas në Itali e ka dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.





Njoftimi i Policisë:



Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas