Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“I dënuar për vrasje?”/ PD: Gati denoncimi për një tjetër kryebashkiak socialist

by mapo.al
27/01/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Partia Demokratike paralajmëron se në ditët në vijim do të zbulojë emrin e një tjetër kryebashkiaku socialist që ka qenë dënuar në një nga vendet e BE-së për një vepër të rëndë penale, por e ka fshehur duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ nuk pranoi që të publikonte emrin e kryebashkiakut, duke theksuar se më parë pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim.

“Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së. Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale. Nuk dua të jap detaje. Vrasje plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për cdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në cdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së. Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme” tha ai.



I pyetur se ku i merr indiciet PD-ja për denoncimet që ka bërë, Bardhi tha se kanë qenë qytetarët, demokratët, partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga rrjedhja e informacionit brenda strukturave të PS-së. Konkretisht ai akuzoi se kryeministri Rama ishte informuar nga strukturat për rastin e kryebashkiakut të Vorës që kishte qenë dënuar në Greqi, por sipas tij e kishte injoruar këtë informacion.

“E para përgjegjësia është e njeriut që i kandidoi, se kjo nuk është cështje individuale. Indiciet i kemi marrë nga strukturat e PD-së, qytetarët, partnerët ndërkombëtarë por edhe rrjedhjes së informacionit që kishin shkëmbyer strukturat e PS-së para kandidimit, që kishin informuar kryeministrin që kandidati kishte probleme me drejtësinë. Shqetësimi i tyre ishte injoruar. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës. Kandidati kishte probleme të hapura, por shqetësimi i strukturave të brendshme është injoruar” tha ai.

Përsa i përket kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Bardhi shpreh se ai e pranoi dënimin. “Kryebashkiaku i Mallakastrës nuk e ka mohuar, por e ka pranuar dënimin. Ai ka kryer veprën penale dhe është arratisur në Shqipëri, sapo ka ardhur këtu është emëruar mësues. Ai e ka pranuar se është dënuar“. Ndërsa për Agron Malajn e Matit u shpreh se “Ai e ka deklaruar por është subjekt i ndalimit përjetë nga ligji i dekriminalizimit.”

Tags: denoncimformulariGazment Bardhii dënuarkryebashkiakmashtrimreagimevepër penale

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
VIDEO/ RAI3 nxjerr raportin sekret: Mbjellja e kanabisit në Shqipëri u rrit me 1200%

VIDEO/ RAI3 nxjerr raportin sekret: Mbjellja e kanabisit në Shqipëri u rrit me 1200%

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In