Ish-kreu i OFL Artan Shkëmbi ka ankimuar ditën e sotme masën e pezullimit nga detyra.
Ankimimi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Avokati i Shkëmbit, Artan Broci ka theksuar se ky vendim i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është i paarsyetuar.
Artan Shkëmbi, kreu i OFL, u pezullua më herët nga detyra nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Pezullimi erdhi me vendim të GJKKO-së për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor.