Një djalë, që i dërgoi një kartolinë për ditëlindje babait të vdekur, mori një përgjigje nga Posta Mbretërore britanike. Djaloshi thotë se e nisi kartolinën për në parajsë, ndërsa Posta Mbretërore u përgjigj se e ka dërguar zarfin.
Jase Hyndman, 7 vjeç, mori një letër ku shkruhej se pavarësisht udhëtimit të vështirë, kartolina i kishte mbërritur babait James në parajsë.
Mamaja e djaloshit tha: “Nuk mund ta imagjinoni sa shumë u gëzua kur mësoi se babai e ka marrë kartolinën”.
“Posta Mbretërore më ktheu besimin tek njerëzimi,” thotë Teri Copland.
Jase dhe motra e tij, Neive, i dërgojnë kartolina vazhdimisht babait të tyre në ditën e lindjes, që kur ai ndërroi jetë në vitin 2014.
Kërkesës së Jase që letra të shkojë në parajsë, Posta Mbretërore iu përgjigj: “Duam të kontaktojmë me ju për t’ju bërë të ditur se e dërguam letrën tek babai në parajsë”.
“Ishte një sfidë e vështirë pasi duhej të shmangnim yjet dhe objekte të tjera galaktike drejt rrugës për në parajsë”.
Letra ka fituar qindra-mijëra pëlqime në FB.