Aktualitet

I dërguari i Trump ia thotë Vuçiçit në sy: Ndalni fushatën kundër Kosovës ose…





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 24/01/20 |
mapo.al

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje.


“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt. Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencën me Vuçiç.



Më tej, i dërguari i Trump ka thënë prerë: “Fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet dhe taksa duhet të hiqet”.


Megjithatë, ai është shprehu se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje mes dy vendeve.



Pas