Elgit Doda është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me moderatoren Klea Huta. Mirëpo, fansat duket se vijojnë të mbeten kuriozë karshi figurës artistike. Një prej tyre e ka pyetur konkretisht në “Insta Story” për prejardhjen e emrit, duke ia konsideruar si tepër të veçantë.
Kantautori ka bërë me dije se emri i tij përkon me atë të një marke kitareje, duke lënë kështu të nënkuptohet se prindërit ia kanë parashtruar në një farë mënyre rrugëtimin si artist.