Kronika

I dha fund jetës tragjikisht/ Ky është i riu që u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:41 - 13/08/20 |
mapo.al

29-vjeçari i cili i dha fund jetës tragjikisht mëngjesin e kësaj të enjte, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në spital COVID 3, është Xhino Koça nga Durrësi.


Mësohet se i riu është nipi i humoristit të njohur Roland Koçës, djali i një stilisteje dhe i biri i kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça.


Xhino Koça, sipas spitalit “Shefqet Ndroqi”, po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.



“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhet në reagimin e spitalit. Ndërsa në rrethana ende të paqarta, mëngjesin e sotëm në orën 04:30 sipas policisë, ai u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se i riu kishte pasur probleme me frymëmarrjen ditët e fundit.

<
>
leonard koca Xhino Koça1 xhino koca3 Xhino Koça3

LEXO EDHE:  

Tragjike/ I riu me koronavirus hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, humb jetën

“Ishte në gjendje të stabilizuar”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon pas vetëvrasjes së të riut me koronavirus


Etiketa: , , ,

Pas