Ronela Hajati dhe Young Zerka u komentuan pak ditë më parë për një ndarje, kryesisht edhe për faktin se nuk po e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”. Dyshja nuk reagoi lidhur me këto lajme, mirëpo, Young Zerka ka vendosur së fundmi të shprehet në lidhje me këtë çështje në emisionin “Prive”.
Ai u shpreh se nuk ka dashur të prononcohet kurrë për lidhjen e tij me Ronelën, pasi gjithnjë ka dashur që të bëj zhurmë me muzikën që prodhon e jo me të dashurën. “Ideja është se kurrë nuk kam dashur të përdor këtë imazhin e tillë që do jem i lidhur dhe do bëj pak zhurmë, plus nuk kam dashur t’ia prish shkëlqimin këtyre artistave të tjerë që bëjnë këtë zhurmën me të dashurën. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, po e shihni, po vij me gjëra të reja, shumë ndryshe. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no comment”, ka përfunduar këngëtari, duke konfirmuar kështu lajmin e ndarjes.