Bilbil Domi, kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin e vijës bregdetare.
55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mundet që t’i vërë gishtin askujt, pasi nuk ka pasur përplasje me ndonjë person, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth.
Ende nuk ka asnjë të shoqëruare në lidhje me ngjarjen.
Sipas policisë, në Drimadhes janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të një shtetasi me iniciale B.D.
“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D”, thuhet një njoftimin shkurt të policisë.