SHKODËR – Gjyqtari i rrethit të Shkodrës, Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij mbrëmjen e kaluar, ka lidhje me detyrën. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët gjyqtari i Shkodrës ka folur me tone të ashpra teksa ka deklaruar se nuk mund t’i bëjnë dot presion për punën e tij.
“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë objektivi, normalisht që për shkak të detyrës.
Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë në institucion”, tha Ymeri.
Ndërsa në dëshminë përpara grupit hetimor, gjyqtari Ymeri mohon që të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
Mjeti tip “Benz” kishte disa ditë i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe dyshohet se autorët mund të kenë vëzhguar gjatë këtyre ditëve derisa kanë arritur ta djegin mjetin në fjalë. E gjithë skena e djegies është në vetëm pak sekonda dhe dy autorët e paidentifikuar zhduken menjëherë.
LEXO EDHE:
I shkrumbuan makinën, zbardhet dëshmia e gjyqtarit para policisë
Digjet makina e gjyqtarit në Shkodër, kamerat fiksojnë autorët/VD