Aktualitet

I doli video duke dhunuar një grua – Shpallet në kërkim fieraku (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 27/02/21 |
mapo.al

Disa orë pasi në media qarkulloi një video ku një burrë godiste me shkelma dhe shuplaka një grua në Fier, policia thotë se e ka shpallur në kërkim autorin.





Ai është Fatmir Osmani, 55 vjeç. Mësohet se gjatë kontrollit të policisë, ky i fundit nuk u gjet në banesë


“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit.




Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin Fatmir Osmani, 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.


Lexo edhe :  Meta: Opozita do të marrë 90 deputetë në 25 prill

Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje.


Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” mbyllet njoftimi i policisë.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas