Koreografi Albi Nako duket se nuk ka mundur dot t’i rezistojë kërcimit provokues të ish-bashkëshortes së tij, balerinës Klaudia Pepa në klipin e ri të Getoar Selimit “Amante”. Në një sekuencë të videoklipit të postuar nga vet Klaudia në rrjetin social “Instagram”, ku ajo shfaqet e veshur me një palë të brendshme në ngjyrë blu dhe duke kërcyer në mënyrë mjaft sensuale, Albi ka komentuar me dy emoji duartrokitjesh. Mirëpo, fansat e balerinës nuk e kanë lënë me kaq.
Teksa e kanë etiketuar koreografin nëpër disa komente, një prej tyre e ka pyetur: “A ke ndonjë gjë për të shtuar?” Ndërkohë që një tjetër ndjekëse i ka shkruar: “Po të shkon lëng goja!” Marrëdhënia e Klaudias dhe Albit, sikurse është cilësuar prej tyre, ka mbetur në gjurmët e një shoqërie të mirë. Por fansat vijojnë të aludojnë se midis çiftit të njohur mund të ketë ende një zjarr të pashuar.