Aktualitet

“I forti” Beratit, Lul Caka: Më shkatërruan familjen, do marr hak








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 31/07/19 |
mapo.al

Lulzim Caka i liruar nga burgu katër muaj e 22 ditë përpara afatit, vijon të jetë në kërkim nga policia. Njeriu që u bë protagonist i disa krimeve në Berat dhe që u përball me një sërë vendimesh të gjykatave në të gjitha shkallët, asnjëherë nuk i pranoi akuzat e tij.


Por në maj të vitit 2003 në një intervistë për Vizion Plus, Lul Caka tregoi se për shkak të këtyre akuzave familja e tij u shkatërrua plotësisht.


“Familjen ma kanë shkatërruar, më kanë vrarë nënën, vëllanë. Më dhemb shpirti. Drejtësia dhe prokuroria shqiptare nuk qenkan në gjendje të zbardhkan një ngjarje të ndodhur në mes të komisariatit. Si qenka në gjendje të vërtetojë disa krime që nuk janë kryer nga ana ime. Unë jam një viktime e krimit”, thotë ai.


Gjatë asaj interviste, Caka u betua edhe për hakmarrje.


“Më ka marrë malli vetëm me i pa varret njëherë atyre pleqve. Megjithëse ekziston ligji që kur një personi i ndodh një fatkeqësi në shtëpi, shteti i sotëm shqiptar më është qepur aq keq sa, vuri dorë edhe tek nëna 60 vjeç, edhe për këtë do t’ia lë drejtësisë. Nëse drejtësia nuk më zgjidh gjë, i jam drejtuar Gjykatës Europiane, unë do të kthehem në një kriminel siç po më përshkruajnë. Se nëna ime, me të sjell çantat dhe me ta pushkatu, unë nuk e di ça të flas. Vetëm për ketë edhe po të vete, nuk më tret dheu”, shton Lul Caka.

Aktualisht Lul Caka, i dënuar me 25 vjet burg, është i lirë. Por ata qe gabuan ne llogaritjen e kohës se tij te dënimit, përkatësisht drejtori i burgut te Lushnjës dhe kartelisti, u arrestuan per shpërdorim detyre.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas