Aktualitet

I ftohti polar përfshin Ballkanin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 05/02/20 |
mapo.al

Reshjet e dëborës zbardhën të mërkurën pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit. Pas ditëve pranverore, i ftohti polar përfshiu në orët e para Serbinë, duke sjellë reshje shiu dhe temperatura deri 10 gradë Celsius më të ulëta, ndërsa akset kryesore u mbuluan me borë me trashësi deri 20 centimetra në rajonet jugore.


Në Kosovë, masa e ftohtë e emërtuar “Petra” po ashtu zbriti në terren kompanitë e borëpastrimit të cilat po ndihmojnë me hapjen e rrugëve rajonale. Është kërkuar të tregohet kujdes i shtuar në perëndim të Kosovës, pasi reshjet e borës janë më të mëdha.


Në Maqedoninë e Veriut, shirat dhe trashësia e borës rëndoi zonat veriperëndimore, duke nxitur mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa çerdhet u lejuan të operonin normalisht. Terreni i rrëshqitshëm shkaktoi edhe aksidente, siç ishte rasti i përplasjes së një kamioni me muret ndarëse në autostradën mes Selanikut dhe Edesës në Greqi.


Sinoptikanët grekë parashikojnë që masat e ftohta ajrore të prodhojnë temperatura më të ulëta në dy ditët në vijim, me një përmirësim të lehtë të premten por sërish nën regjimin e shirave. Ndërkohë në Kosovë dhe Serbi, erërat pritet të shtohen të enjten duke sjellë mot të ftohtë e të thatë deri në fundjavë.



Etiketa:

Pas