Kryesore

“I gënjeu naftëtarët në 2016” – Spaho: Rama po riciklon mashtrimet e vjetra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:12 - 09/11/20 |
mapo.al

Nënkryetari i PD, Edmon Spaho, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shprehet se kryeministri Rama, po riciklon mashtrimet e tij të vjetra sa i takon çështjes së naftëtarëve të Ballshit.






Spaho shprehet se Rama i gënjeu ata në vitin 2016 për t’u marrë votat. Ai shton se Rama i la naftëtarët 26 ditë në grevë urie, duke u tallur ndërsa negocionte me ekipet e futbollit.


“Njësoj siç po bën me Covid-19”- shkruan Spaho.







Këtë mbrë, kryeministri Rama, në një takim me naftëtarët tha se kjo çështje nuk i përket qeverisë.




Megjithatë, ai tha se qeveria ka marrë përsipër një mbështetje financiare.



“Pagat e prapambetura nuk janë çështja jonë”, tha Rama.

Ndërsa përfaqësuesi i naftëtarëve që ishte në takim me Kryeministrin, u shpreh se oferta e Edi Ramës ka qënë dhënia e një page, dhe rivënia në punë e rafinerisë.

Statusi i plotë i Edmond Spahos

I genjeu ne 2016 per t’u marre voten se do te vazhdojne punen dhe do t’u jepen te gjitha parate, ndersa jepte garanci per investitorin qe erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollen dhe iku.

I la naftetaret 26 dite ne greve urie, duke u tallur ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, te deshperohen dhe ne fund te pranojne cfaredo zgjidhje qe siguron, qofte dhe ushqimin e pak diteve per femijet, qe te dale para shqiptareve si shpetimtare.

Njesoj siç po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite, nuk thote asnje fjale sepse nuk i behet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do tembesin, mjafton qe mos te mos i cenohen leket e koncesioneve dhe inceneratoreve.

LEXO EDHE: 

Rama me naftëtarët: Pagat e prapambetura s’janë detyrim i qeverisë, do japim mbështetje

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas