Aktualitet

“I gjakosur” – Kalimtarët njoftuan policinë për të riun e vdekur në makinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:56 - 21/08/21 |
mapo.al

Një i ri është gjetur i vdekur në aksin Vlorë-Babicë mëngjesin e sotëm brenda makinës së tij, teksa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje.






Viktima i moshës rreth 25-vjeç, ishte i vetëm në makinë, teksa kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë.


Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen. Po hetohet në dy pista dhe atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes.







Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës.




Viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe kalimtarët e rastësishëm kanë njoftuar policinë se një person ishte në mjet i gjakosur.



Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

LEXO EDHE:

Vlorë/ I riu gjendet i vdekur në makinë, dyshohet se u vra me armë zjarri

1


Etiketa: , , ,

Pas