Aktualitet

I gjendet drogë në banesë, arrestohet 34-vjeçari në Berat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:20 - 17/02/21 |
mapo.al

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi është kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë S. M., banues në Bilç, Berat.





Sipas policisë, bazuar në informacionet se S. M. dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.


Gjatë kontrollit, në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg cannabis sativa, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.




Njoftimi i policisë:


Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilça”.


Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Berat.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bilça”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Lexo edhe :  6 të arrestuar në Tiranë, shpallet në kërkim grabitësi i kompanisë në Kavajë

-S. M., 34 vjeç, banues në Bilç, Berat.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi S. M. dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas