Një 18-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Sarandë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa një i mitur 16-vjeçar është nën hetim nga policia. Arrestimi i shtetasit R.M., 18 vjeç u bë i mundur në vendin e quajtur “Çentrali” Sarandë pasi nga kontrolli fizik iu gjet 1.38 gramë kokainë dhe një sasi kanabis sativa.