Aktualitet

I grabitën 4 mln lekë kambistit në Korçë, kapet një nga autorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 12/01/21 |
mapo.al

KORÇË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë ku disa persona kanë grabitur një kambist duke arritur t’i marrin shumën e 4 000 000 lekëve të rinj.





Ndërkohë policia njofton se është arrestuar një nga grabitësit, ndërsa një tjetër është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.


Sipas policisë i arrestuari është A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.




Njoftimi i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1, Korçë, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë një kambisti, 4.000.000 lekë.


Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga bashkëpunëtorët.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.

Lexo edhe :  Salianji: Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi pas 25 prillit

Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas