Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka reaguar sot lidhur me lajmin që po qarkullon në disa media online, se shtëpia e tij në Gjirin e Lalëzit ka rënë pre e grabitjes një natë më parë.
Në një shpjegim për mediat, Kraja e ka quajtur të pavërtetë këtë lajm dhe theksoi se nuk do të kishte asnjë mundësi ta fshihte ngjarjen nëse do të ishte e vërtetë.
Kraja tha se lajmi sipas tij është sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit
“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja.