Aktualitet

I hapet valixhja në aeroport, 30-vjeçarit i fluturojnë në erë mijëra euro





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 12/12/19 |
mapo.al

Një shqiptar u arrestua fundjavën e kaluar në aeroportin Schiphol të Holandës, pasi u kap me një valixhe me të paktën 50 mijë euro.


30-vjeçari u konstatua se kishte shumën marramendëse të parave pasi iu hap valixhja gjatë kontrollit të bagazheve. “Një sasi e panjohur parash u hodhën në erë”-deklaroi policia vendase, sipas Dutch News.



Udhëtari duhet të tregojnë paraprakisht nëse kanë mbi 10 mijë euro kur hipin në avion. Por, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, nuk dha asnjë shpjegim për paratë.


Ai akuzohet për pastrim parash dhe po mbahet në qelitë e paraburgimit, ndërkohë që hetimi vazhdon.

 

 


Etiketa: ,

Pas