fbpx

Aktualitet

I hapi rrugë Reformës në Drejtësi, Nuland rikthehet në Tiranë





               Publikuar në : 21:32 - 14/10/19 |
mapo.al

Është rikthyer në Tiranë, ish- zevendës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland. Ajo ka ardhur si e ftuar në 10 vjetorin e themelimit Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe lideri demokrat Lulzim Basha.


Në një status në facebook, Basha e cilëson znj. Nuland një mike me vlera.



“Shqiptarëve sot u duhet të zgjedhin nëse do të marrin rrugën e vlerave amerikane të lirisë, zhvillimit dhe transparencës. Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro?
Së bashku me miq të vyer të Shqipërisë si Zonja Nuland, patëm mundësinë të diskutojmë çështje dhe ide të rëndësishme për të ardhmen, gjatë ceremonisë së 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Përpara na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha për të nxjerrë në pah potencialin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve!”


Z. Nuland nuk është emër i panjohur për qytetarët shqiptarë. Ajo i hapi rrugë miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vite më parë. Znj. Nuland ka qenë tepër aktive sa u përket negociatave për ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Kujtojmë se asokohe PD-ja kishte shfaqur pakënaqësi ndaj ish-ambasadorit, Lu i cili u dërgonte mesazhe private deputetëve për të votuar reformën, pa dakordësinë e PD-së. Znj. Nuland erdhi në Tiranë në 10 korrik 2016 dhe afroi palët në qendrimet e tyre. Pas vizitës së saj, më 21 korrik 2016 Reforma në Drejtësi u votua me 140 vota në parlament.

Gjithashtu roli i saj ka qenë vendimtar edhe për Ligjin e Dekriminalizimit në 2015, një nismë e PD-së për të pastruar parlamentin dhe bashkitë nga njerëz me të shkuar kriminale./Mapo.al

*Foto kryesore Nuland sot në Tiranë

*Fotot poshtë nga takimi me Bashën në 2016


Etiketa: , ,

Pas