Aktualitet

I hedh granatë vjehrrit në oborrin e shtëpisë, arrestohet dhëndri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 07/12/19 |
mapo.al

LEZHË – Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e një banese është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer. Falë veprimeve të shpejta nga uniformat blu, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes. Në pranga ka rënë P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.


I riu dyshohet se mbrëmjen e kaluar ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.


Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të RENEA-s, të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës.


Gruaja kishte urdhër mbrojtës
P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj. Për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.


Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.



Etiketa:

Pas