Skuadra zikaltër ka marrë vendim që t’i heqë shiritin e kapitenit Mauro Icardit, për t’ia kaluar atë portierit Samir Handanovic.
Sulmuesi argjentinas reagoi duke mos pranuar të grumbullohej për ndeshjen e Ligës së Europës të cilën Interi e fitoi përballë Rapid Wiena.
Lidhur me situatën e krijuar në klubin zikaltër, Icardi ka reaguar në rrjetet sociale me një thënie të Mark Twain.
“Është më mirë të mbash gojën mbyllur dhe të dukesh i marrë, se sa ta hapësh atë dhe të heqësh të gjitha dyshimet”, ka shkruar Icardi.
Mediat në Itali kanë raportuar se Interi është duke kërkuar një skuadër që do të paguaj klauzolën e tij prej 110 milionë eurove.